OBSH e pranon pas presionit të shkencëtarëve: Ka prova se Covid-19 transmetohet...

OBSH e pranon pas presionit të shkencëtarëve: Ka prova se Covid-19 transmetohet përmes ajrit

178
0
Shares

Organizata Botërore e Shëndetit ka pranuar se ka prova të reja që koronavirusi mund të përhapet nga grimca të vogla të pezulluara në ajër.

Transmetimi me ajër nuk mund të përjashtohej as në ambiente të mbushura, të mbyllura ose tek ambjentet e ajrosura dobët, tha një zyrtar.

Sipas ekspertëve, kjo gjithashtu do të nënkuptonte një rishikim të sistemeve të ventilimit në shkolla, shtëpi, strehimoret e të moshuarve, zyra, bare dhe restorante, për të minimizuar riciklimin e ajrit.

Sipas ekspertëve, rezultatet e studimit na tregojnë se maskat duhen mbajtur edhe aty ku distancimi fizik është i mundur të respektohet dhe se lloji i rekomanduar i maskave janë ato të tipit N95, të cilat filtrojnë edhe grimcat më të vogla të virusit.

Nëse provat konfirmohen, ajo mund të ndikojë në udhëzimet për hapësirat e brendshme. Një letër e hapur nga më shumë se 200 shkencëtarë kishte akuzuar OBSH-ne për nënvlerësimin e mundësisë së transmetimit në ajër.

OBSH deri më tani ka thënë se virusi transmetohet përmes pikave kur njerëzit kolliten ose teshtijnë.

BURIMI:BCC

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY