DETAJE/Pesë të arrestuar në Durrës, dalin detajet: Nga kultivimi i drogës deri...

DETAJE/Pesë të arrestuar në Durrës, dalin detajet: Nga kultivimi i drogës deri tek ngacmimi seksual

132
0
Shares

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e qarkut Durrës ka arrestuar në flagrancë 5 shtetas, ka proceduar penalisht 3 dhe ka shpallur në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Policia në vijim të kontrolleve masive të territorit, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, kanë konstatuar një sipërfaqe toke në fshatin Nikël, Krujë, ku ishin kultivuar bimë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi B. S., 72 vjeç dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit R. L., 26 vjeç, banues në Nikël, Krujë, pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike cannabis sativa në një sipërfaqe toke pranë banesës së tyre.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit B. D., 54 vjeç dhe H. Xh., 54 vjeç, me detyrë administrator i Njësisë Administrative Nikël dhe kryeplak i fshatit, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar proceduan në gjendje të lirë shtetasin:

G. S., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lokalin e tij “Muzikë live”, në lagjen nr. 14, Durrës, duke ushtruar aktivitetin pa licencë dhe duke vendosur muzikë të lartë. Gjithashtu, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, pika 2, datë 15.03.2020, për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ndaj këtij subjekti u vendos masë administrative 1 milion lekë të reja.

Nga shërbimet e Policisë Kufitare u arrestua në flagrancë shtetasi kosovar Xh. M., 29 vjeç, pasi në PKK, Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestuan në flagrancë shtetasit:

R. S., 56 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kryer veprime të turpshme ndaj 2 të miturave, 9 dhe 13 vjeç.

A. S., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi:

G. D., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Ford” në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin A. T., 27 vjeç dhe për pasojë kanë mbetur të dëmtuar shtetasit R. Z., 82 vjeçe, K. B., 25 vjeçe dhe L. T., 54 vjeçe, pasagjere në mjet.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY