SPAK dhe SHÇBA në aksion, arrestojnë një punonjës policie në Kavajë

SPAK dhe SHÇBA në aksion, arrestojnë një punonjës policie në Kavajë

242
0
Shares

SPAK dhe SHÇBA kanë arrestuar një punonjës policie në Komisariatin e Kavajës. Arrestimi i tij është bërë pas finalizimit të operacionit koduar  “Golemi”, në funksion të procedimit penal për veprën penale të “Korrupsionit pasiv“.

Në pranga ka rënë I.D., me detyrë specialist i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, për korrupsion.

Ai dyshohet se duke keqpërdorur atributet që i jep detyra dhe funksioni, ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv”.

Gjatë ushtrimit të detyrës, ai i ka kërkuar një shtetasi një shumë prej 4,000 eurosh me qëllim favorizimin për mos arrestim në flagrancë të djalit të tij. I riu kishte kundërshtuar Patrullën e Policisë, duke thyer Aktin Normativ gjatë pandemisë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY