FOTO & EMRAT/ Brazil, arrestohen 6 shqiptarë, 4 ditë të fshehur në...

FOTO & EMRAT/ Brazil, arrestohen 6 shqiptarë, 4 ditë të fshehur në anije për të arritur në Kanada

92
0
Shares

Gjashtë emigrantë shqiptarë janë arrestuar të martën të brigjet braziliane nga agjentë të policisë të emigracionit.
Ledion Taka, 37-vjeç, Permet Behluli, 25-vjeç, Shaqir Serjani, 28-vjeç, Adnandi Feka, 34-vjeç, Rezart Kruja, 27-vjeç dhe Erin Fekollari, 26-vjeç, raportojnë mediat braziliane, ishin fshehur në kontenierët e një anije që u ankorua në portin “Suape” në Ipojuca. Anija gjermane e nisur nga Franca kishte si denstinacion Kanadanë.
Shqiptarët thanë se, hipën në anije në mënyrë klandestine për të kërkuar punë në qytetet kanadeze. Ata kishin katër ditë të fshehur mes kontenierëve, por u zbuluan në 27 shtator nga ekuipazhi, pasi këta të fundit po kërkonin për ushqim dhe ujë në kuzhinën e anijes.
Sipas policisë braziliane, konsullata e Shqipërisë u pyet për të konfirmuar identitetin dhe shtetësinë e të arrestuarve, që nuk kishin dokumente me vete. Pas konfirmimit, emigrantët do të kthehen sërish në Shqipëri.
Aktualisht, ata po qëndrojnë në një hotel në Recife, nën mbikëqyrjen e forcave të sigurisë. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY