EMRAT/ SPAK mbyll hetimet per nje grup prej 31 personash, te giithe...

EMRAT/ SPAK mbyll hetimet per nje grup prej 31 personash, te giithe trafikante

196
0
Shares

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithëshme të Policisë së Shtetit, ka përfunduar hetimet per 31 persona te akuzuar per krim te organizuar, trafik narkotikesh dhe grup te strukturuar kriminal.

Behet fjale per:

Olger Bamllari, 2. Aleksandër Pepi alias Bani, 3. Gjergji Çollaku, 4. Hysni Sadik, 5. Sokol Nesimi, 6. Aldo Nesimi, 7. Bilbil Shqalshi, 8. Kristo Ruçi, 9. Besjan Valca, 10. Drini Valca, 11. Festim Çorbaxhi  alias  Bajraktari,  12. Rexhep  Ipek, (shtetas turk) 13. Eljon  Jaho,  14. Gjergji  Muke, 15.Romeo  Tare, 16. Andrea Caca, 17. Emiliano Kalemi, 18. Bektash Zenel, 19. Besjan Zenel, 20. Enkelejdi Sadik, 21. Kristo Çobaj alias Christo Tsompai, 22. Gjergji Çobaj alias Gkergki Tsompai, 23. Edmir Ballia, 24. Eduart Hoxha, 25. Fejzo Dana, 26. Arbër Brahimi, 27. Vangjel Brahimi, 28. Agron Manka, 29. Ertin Hoxhalli, 30. Eugen Meka, 31. Kastriot Hoxha :

Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale të “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufirit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Të pandehurit e lartpërmendur akuzohen se janë anëtarë të grupit kriminal që ushtronte aktivitetin e trafikimit të lëndëve narkotike të lloit heroinë, kokainë dhe cannabis sativa nga Shqipëria në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut, me destinacion Turqinë dhe vende te tjera të Bashkimit Europian.

Gjatë hetimit të këtij procedimi penal janë dokumentuar gjatë viteve 2018 – 2019 disa episode të trafikimit të lëndëve narkotike të lloit kokainë, heroinë dhe cannabis sativa në Shqipëri dhe Greqi, duke u bërë sekuestrime rast pas rasti, njofton SPAK.

Për të nëjtën periudhë, është dokumentuar trafikimi i farërave të bimëve narkotike i kryer nga ana e pjesëtarëve të këtij grupi kriminal, nga Hollanda në Greqi, e më pas për në Shqipëri. Paraprakisht ata kishin siguruar vendet në Shqipëri për të mbjellë bimët narkotike, kishin gjetur pajisjet paisjet përkatese dhe kishin ngritur ambjente të përshtatura  duke realizuar mbjelljen e bimëve narkotike. I gjithë ky proces është zhvilluar nën monitorimin e policisë gjyqësore dhe prokurorisë. Në përfundim janë gjetur dhe sekuestruar bimët narkotike të mbjella në parcela të ndryshme nga pjestarët e këtij grupi kriminal.

Gjithashtu gjatë hetimit të këtij procedimi penal është dokumentuar edhe veprimtaria e paligjshme e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit të disa shtetasve sirianë, me drejtim nga Greqia në Shqipëri, e më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Gjatë hetimit të këtij procedimi penal, si rezultat i bashkëpunimit me strukturat homologe ndërkombëtare është arritur që në territorin Greqisë të dokumentohenr episode të shumta të trafikimit të lëndëve narkotike si cannabis sativa, heroinë dhe kokainë nga Shqipëria në Greqi. Mbi këtë bazë autoritet greke të drejtësisë ku janë ndjekur penalisht 32 shtetas të tjerë, shqiptarë, grek  dhe të huaj, të përfshirë në këtë aktivitet kriminal në territorin grek.

Çështja penale në ngarkim të të pandehurve të lartpërmendur është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY