“Qeveria është dorëzuar para Covid-19”, Bardh Spahia pyetje të hapur kryeministrit Rama...

“Qeveria është dorëzuar para Covid-19”, Bardh Spahia pyetje të hapur kryeministrit Rama për situatën

92
0
Shares

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia përmes një statusi në Facebook thotë se qeveria Rama nuk ka asnjë strategji për të vënë nën kontroll situatën e krijuar nga përhapja e COVID 19. Sipas tij, në vend të reagimit, qeveria është dorëzuar dhe po e lë në rënie të lirë.

Aai thote se qeveria nuk e përdori kohën e karantinës për të marrë masa sigurie për popullatën por thjesht bëri tendera sekretë më cmime të fryra.  Nderkaq ai shton se testimet i bëri me pikatore përkundër cdo sugjerimi e modeli në botë.

Numri i testimeve u rrit me vonëse, dhe është i papërfillshëm në raport me nevojën. 50 mijë teste në ditë bën Italia, e cila aktualisht nuk ka aspak një situatë kaq sfiduese, 100 mijë teste dhe 7 aparatura te reja testimi po blen Kosova për të rritur kapacitetet! Ne ende nuk e dimë, as me shifra paraprake, se si e kemi nivelin e përhapjes së Covid në shkallë vendi, apo nivelin e imunizimit të popullatës, edhe pse kanë kaluar 4 muaj nga rasti i parë!!! Eshtë papërgjegjshmëri skandaloze”,-shprehet i shqetesuar ish-deputeti.

Ai me tej shton se qeveria është dorëzuar dhe po e lë në rënie të lirë. Sipas tij, në mënyrë të pacipë po fajëson qytetarët të cilët sakrifikuan gati tre muaj karantinë, ndërsa kryeministri nga një anë i kërcënonte me polici.

“Kjo situatë në rënie të lirë ka vetëm një përgjegjës: ai është Edi Rama, që injoroi e përqeshi cdo sugjerim të opozitës, për të identifikuar vatrat e infeksionit përmes testimeve! Nuk ua vuri veshin as ekspertëve, sepse pati vetëm një interes: mundësinë për më shumë tendera në kohë pandemie! Edi Rama, mjaft u fshehe pas punës së organeve të ngarkuara me verifikimin e zbatimit të masave anti Covid!! Thuaju shqiptarëve A KE NJË PLAN, A KE NJË STRATEGJI PËR KËTË SITUATË?
CFARË MASASH JE DUKE MARRË në nivelin afatshkurtër e më pas afatmesëm, për muajt që vijnë?”,-pyet ish-deputeti Ramen.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY