DETAJE/Objektet që u gjetën brenda banesës së familjes Josifi, mbërrin në Prokurori...

DETAJE/Objektet që u gjetën brenda banesës së familjes Josifi, mbërrin në Prokurori dosja e plotë

242
0
Shares

Të tjera objekte me natyrë fetare janë gjetur në shtëpinë e familjes Josifi ku u gjetën të pajeta Anisa dhe Zhaneta , nënë e bijë dhe në gjendje të rëndë motra Blerta.

E ëma e saj , Zhaneta, dhe e motra Blerta, kishin vendosur edhe ventilator, për të larguar insektet dhe kundërmimin e rëndë nga trupi i pajetë i Anisës. Në këtë shtrat vajza që gjet gjysmë e dekompozuar, lyhej nga e ëma dhe e motra me vaj e uthull, në pritje të ringjalljes.

Nderkaq, Prokuroria ka regjistruar procedimin penal për ngjarjen horror në Kombinat  për veprat penale “shkaktim i vetëvrasjes” dhe “Moskallëzim krimi”.

Akuza e moskallëzimit të krimit është referuar për Blertën, por prokuroria nuk ka regjistruar emër konkret për asnjërën prej tyre, pasi dyshimet janë se mund të ketë pasur persona të tjerë që i kanë shtyrë drejt këtij akti të rëndë.

Ne dosjen e saj, zbardhur nga mediat, është marrë deklarim shtetases Blerta Josifi në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime e cila sqaron se motra e saj Anisa Josifi ka ndërruar jetë në 27 mars të 2019, ndërsa e ëma e saj Zhaneta Josifi ka ndërruar jetë në 2 korrik 2020.

Ajo ka treguar se të treja kishin një besim të madh në Zot dhe ishin pjesë e Kishës Ungjillore, por kishin rreth 5 vite që nuk shkonin në Kishë

Blerta Josifi tregon gjithashtu se motra e saj Anisa para se të ndërronte jetë ka ndenjur rreth 52 ditë pa ngrënë. Pasi kishte ndërruar jetë ato nuk i kishin thënë askujt dhe vazhduan ta mbanin trupin në banesë. Blerta sëbashku me të ëmën, Zhanetan e mendonin se nëse do të bënin ritet Anisa do të rikthehej sërish në jetë. Në muajin mars 2020, Blerta sëbashku me nënë vendosën për të mbajtur një agjërim si sakrificë  për të rikthyer në jetë Anisën.

Nga dëshmia ajo thotë se kanë konsumuar vetëm ujë. Në datën 2 korrik, ajo tregon se nëna e saj Zhaneta është ulur në gjunjë dhe më pas nuk ka reaguar më. Ajo sqaron se asnjë person tjetër nuk kishte dijeni për trupin e Anisës dhe se kushërinjtë i gënjenin. Ajo tregon se Anisa përpara se të vdiste ishte pushtuar nga djajtë dhe ato nuk e çuan asnjëherë për mjekim.

Për krizat e saj nervore i dinte vetëm ajo dhe nëna. Ajo shton se asnjë person tjetër s’ka ditur për vdekjen e Anisës, as nga Kisha Ungjillore pasi kishin pesë vite që nuk shkonin.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY