Kryesoi në zgjedhjet parlamentare, Basha uron kryeministrin kroat: Pres bashkëpunim mes partive...

Kryesoi në zgjedhjet parlamentare, Basha uron kryeministrin kroat: Pres bashkëpunim mes partive tona simotra

88
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Twitter përshëndeti fitoren e zgjedhjeve parlamentare në Kroaci nga partia e kryeministrit Andrej Plekovic.

Përgëzime kryeministrit Andrej Plenkoviç për fitoren madhështore në zgjedhjet parlamentare. Mezi pres që të vazhdojmë të punojmë sëbashku për të forcuar bashkëpunimin strategjik mes dy vendeve tona dhe partive tona simotra. Faleminderit për mbështetjen që i jepni Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian”, – shprehet Basha në urimin e tij për kryeministrin kroat dhe partinë e HDZ pas fitores madhështore që e djathta shënoi në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kroaci.

https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1280097040337428482

Kujtojme se ditën e diel u mbajtën zgjedhjet parlamentare në Kroaci, sipas rezultateve të nxjerra, kryeson bindshëm Partia Bashkimi Demokratik i Kroacisë (HDZ ) .

Bashkimi Demokratik Kroat i qendrës së djathë i  drejtuar nga  Andrej Plenkovic, ka fituar bindshëm në zgjedhjet e 5 korrikut, nga numërimi i 70% të votave ajo ka siguruar 66 deputetë  nga 151 në parlament.

Rivali i tyre, koalicioni i qendrës së majtë të udhëhequr nga Partia Social Demokratike (SDP) ka siguruar vetëm 44 vende në parlament.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY