Rikthehen bisedimet me Kosovën e Serbinë, data dhe vendi i takimit të...

Rikthehen bisedimet me Kosovën e Serbinë, data dhe vendi i takimit të Hotit dhe Vuçiç-it

108
0
Shares

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, do të rinisë më 12 korrik.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar të hënën, se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të takohen në raundin e ri të bisedimeve.

Ndërkohë pritet që me 10 korrik presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel të zhvillojnë një samit, me përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë.

Ky samit, që do të zhvillohet përmes një video-lidhje, ka për qëllim uljen e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha Zyra e presidentit Macron. Ndërkohë nga autoritetet në Ksoovë akoma nuk ka një konfirmim se cili do të jetë përfaqësues në këtë samit, kryeministri Hoti apo presidenti, Hashim Thaçi.

Mbajtja e këtij samitit të Parisit dhe dialogu në Bruksel vjen pas shtyrjes të një takimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY