EMRI/Shqiptarja zgjidhet për herë të tretë deputete në Kroaci

EMRI/Shqiptarja zgjidhet për herë të tretë deputete në Kroaci

133
0
Shares

Shqiptarja nga Prizreni, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka fituar mandatin e deputetes në zgjedhjet që janë mbajtur dje në Kroaci.

Do të jetë hera e tretë që Lekaj-Përlaskaj do të përfaqësojë përveç shqiptarëve edhe pakicat tjera.

Pas mesnate mbrëmë vet ajo ka shpallur fitoren, duke falënderuar përkrahësit, që edhe në ato momente i kishte afër.

“Ekipi fitues. Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar ajo.

Rezultatet jozyrtare të Komisionit republikan zgjedhor tregojnë se partia HDZ fitoi 71 vende në zgjedhjet parlamentare për legjislacionin e dhjetë kroat, ndërsa koalicioni Restart, i udhëhequr nga SDP, fitoi 45 ulëse.

Deputeten e ka uruar dhe pershendetur dhe Ilir Meta. Presidenti i Republikës ka përshendetur fitoren në zgjedhjet parlamentare në Kroaci të shqiptares Ermina Lekaj-Përlaskaj.

Është tepër e rëndësishme që komuniteti shqiptar të ketë zërin dhe përfaqësimin dinjitoz në Parlamentin kroat me një deputete të nderuar, një tregues i lidhjeve të forta tradicionale shqiptaro-kroate”,shkruan Meta në një shenim në faqen e tij në facebook.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY