AKUZAT/Kërkohej prej muajsh nga policia, pogradecari kapet në Sarandë

AKUZAT/Kërkohej prej muajsh nga policia, pogradecari kapet në Sarandë

206
0
Shares

Ka shkuar në tre numri i të arrestuarve nga operacioni nê Itali.

Vihet në pranga 38-vjeçari i shpallur në kërkim, me precedent të mëparshëm penal në fushën e prodhimit e shitjes së narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, arrestuan në flagrancë 2 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër.

Ne bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim:

-A. P., 38 vjeç, banues në Tushemisht, Pogradec (i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi e shitja e narkotikëve”).

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 29.04.2020, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 26.04.2020, ku ky shtetas theu masën e sigurisë dhe u konfliktua me një shtetas tjetër.

Në banesën e këtij shtetasi u gjet një armë zjarri tip pistoletë me municion dhe një sasi prej 47 gr. lëndë e dyshuar narkotike kokainë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë i mundur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në qytetin e Sarandës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY