EMRAT/Të dënuar për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik droge, OFL “shkon” në Lushnjë...

EMRAT/Të dënuar për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik droge, OFL “shkon” në Lushnjë dhe Fier

161
0
Shares

Policia e Shtetit në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit ka dërguar formularët për deklarimin e pasurisë 4 personave banues në qytetin e Lushnjes dhe në Fier, të cilët janë të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda.

Burimet bëjnë me dije se shtetasve që u është dërguar kërkesa janë: Aldo Gorreja, banues ne Lushnjë, i dënuar në Itali për veprat penale “Vjedhja me armë” dhe “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Leonard Hyka banues në Patos, Fier, i dënuar për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i narkotikëve”.

Redon Koni, banues në Patos, Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Marenglen Halka, banues në Fier, i dënuar për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, mbetur në tentativë dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY