EMRAT/ Luftë në Durrës, plagoset i dyshuari si vrasës me pagesë...

EMRAT/ Luftë në Durrës, plagoset i dyshuari si vrasës me pagesë dhe një person tjetër

58
0
Shares

Disa të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës, mësohet se kanë përfunduar me dy persona të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 5 në qytetin bregdetar, ndërsa dyshohet se ka ndodhur një përplasje mes dy grupeve të rinjsh.
Sipas të dhënave paraprake, bëhet e ditur se i plagosur ka mbetur 29-vjeçari Alfred Skonja, i cili ka marrë një plumb në këmbë dhe një në bark. Fill pas ngjarjes, i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
I plagosur ka mbetur edhe Ismail Çyrbja, 25 vjeç.
Sipas policisë, 29-vjeçari njihet si person me precedent penal, ndërsa në 25 gusht është arrestuar nga policia. Skonja dyshohet të jetë autor për një tentativë vrasje me pagesë. I riu dyshohet se ndoqi një biznesmen, të cilin synonte ta vriste. Deri më tani nuk dihet identiteti i të plagosurit tjetër. Ndërkohë forcat e rendit ndodhen në vendin ku janë dëgjuar të shtënat. 

Arrestimi i Skonjës në 25 gusht
Parandalohet një vrasje në Durrës. Burime nga policia lokale bënë me dije se 29-vjeçari Alfred Skonja, banues në qytetin bregdetar është ndaluar, pasi në bashkëpunim me një tjetër person, për të cilin po punohet për kapjen e tij, kishin planifikuar të kryenin vrasjen e një shtetasi. Ndalimi I tij u bë si rezultat I një pune operative të mirëorganizuar, ku Skonja ka qenë nën vëzhgim të vazhdueshëm gjatë kësaj periudhe nga Policia, me qëllim për të dokumentuar veprimet e tij të jashtëligjshme.
I riu kishte planifikuar që pas kryerjes së krimit do ta digjte me benzinë automjetin e vjedhur. Skonja, më datë 26.07.2016, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në Fushë-Krujë kanë vjedhur automjetin tip ‘Wolsvagen’ me targa AA 029 MM, në pronësi të shtetasit R.B. 22 vjeç, banues në fshatin Zheje, Kurbin, ndërsa targat i përkasin mjetit tip ‘Peugeot’ në pronësi të shtetases R.B. 37 vjeçe, banuese në Durrës, të vjedhura më datë 18 korrik të këtij viti.
Automjeti i vjedhur është gjetur më datë 24 gusht, rreth mesditës, pranë lumit Erzen. Sakaq, në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan:
• automjeti tip Volsvagen me targa AA 029 MM
• sende dhe mjete të ndryshme(veshje, kapele, kokore, lëndë djegëse benzin…)që do ndihmonin në kamuflimin e autorëve gjatë kryerjes së aktit kriminal dhe krimit.
Për arsye të hetimit nuk bëhen me dije detaje të mëtejshme, ndërsa Skonja është person me precedentë penalë të mëparshëm. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Vjedhja” në bashkëpunim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY