DETAJE/Zbardhet sherri në Tepelenë ku i plagos i riu, policia kap dhe...

DETAJE/Zbardhet sherri në Tepelenë ku i plagos i riu, policia kap dhe autorin

156
0
Shares

Një djalë i ri ka përfunduar i plagosur në spital duke kërkuar ndihmën e mjekëve. Këta të fundit kanë njoftuar policinë e cila ka zbërthyer ngjarjen e ndodhur ne Tepelene, ku u raportua per nje sherr.

Mësohet se në fshatin Hormovë, dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta dhe të dy kanë mbetur të plagosur.

Njëri prej tyre është kapur nga policia dhe është shoqëruar në spital po ashtu.

Tepelenë / Informacion Paraprak

Rreth orës 13:00, njoftohemi se në Spitalit Rajonal Gjirokastër ka shkuar një shtetas i plagosur me mjete të mprehta.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe pas veprimeve të para hetimore rezultoi se në fshatin Hormovë, Tepelenë, shtetasit L. I., dhe E. K., 22 vjeç, banues në fshatin Hormovë, pas një konflikti të çastit janë goditur me njeri-tjetrin me mjete të mprehta dhe të forta.

Për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi L. I., i cili ndodhet në spitalin Rajonal Gjirokastër.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të policisë eshtë bërë e mundur kapja e shtetasit E. K., (i cili është gjithashtu i dëmtuar) dhe po shoqërohet për në spital për të marë ndihmën mjekësore dhe për të vijuar me veprimet proceduriale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY