PD i ‘hap’ derën demokratëve që kanë dhënë kontribut, apeli nga Shkodra:...

PD i ‘hap’ derën demokratëve që kanë dhënë kontribut, apeli nga Shkodra: Detyrim për tu rikthyer

205
0
Shares

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka qenë në Shkodër ditën e sotme, teksa po zhvillohet procesi me strukturat për propozimet për kandidatët për deputetë.

Bardhi u shpreh se secili anëtar do ketë mundësi që me parimin një anëtar një votë, të zgjedhë përfaqësuesit e vet politikë në nivelin qendor dhe lokal.

Por gjithashtu ai beri nje deklarate dhe per Jozefina Topallin, teksa po u kerkonte te gjithe  demokrateve qe kane dhënë kontribut, që të rikthehen në parti pasi është momenti për t’i kthyer mbështetjen demokratëve, mbi të gjitha për Shqipërinë.

Padiskutim. Zonja Topalli është anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së. Ka qenë për 8 vite kryetare e parlamentit. Është një zë që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në Partinë Demokratike, por ka marrë mbështetje të jashtëzakonshme nga demokratët dhe PD”,-u shpreh ai.

Bardhi përsëriti edhe një herë thirrjen e tij ndaj Kuvendit që të miratojë draftin për reformën zgjedhore.

Gazment Bardhi: ”Dakordësia e 5 qershorit është në Kuvend. Unë gjej rastin të ripërsëris thirrjen që Kuvendi i Shqipërisë të mos vonojë asnjë sekondë më tej finalizimin, miratimin e ndryshimeve të propozuara me konsensus mes forcave politike. Nuk është momenti për të bërë lojëra politike, nuk është momenti për provokime ndaj opozitës, është momenti të ngrihet Kuvendi në lartësinë e detyrës dhe t’i japë një shtysë inegrimit.”

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY