FOTO/”Shqiptarët po bashkohen”/Takimi Rama-Hoti ‘zgjon’ Rusinë, reagimi për Portin e Durrësit

FOTO/”Shqiptarët po bashkohen”/Takimi Rama-Hoti ‘zgjon’ Rusinë, reagimi për Portin e Durrësit

160
0
Shares

Media më e rëndësishme e Rusisë, që mbështet influencën e saj në Ballkan, i ka kushtuar një shkrim të posaçëm takimit te djeshem Rama-Hoti e në veçanti deklaratës së kreut të qeverisë shqiptare për vënien në dispozicion të Portit të Durrësit për interesit e biznesit kosovar.

Kjo gazete ka nje rubrike komenti i javes dhe aty theksohet se tashmë “Kosova bëhet me dalje në det dhe shqiptarët tentojnë të bashkohen”.

Sipas Sputnik,  logjika e dhënies së një pjesë së kalatave të Portit të Durrësit për biznesin e Kosovës, nga ku mund të paguhet direkt dogana e që futet direkt në buxhetin e shtetit të Prishtinës, është realisht një hap që ndikon në ekuilibrin ekonomik në rajon, pasi ajo që humb është Serbia, e cila ka një volum të madh në importin e Kosovës.

Media e qeverisë ruse, citon në këtë shkrim një publicist serb nga Kosova, Zivojin Rakoçeviç, i cili thekson se “sa herë politika e Kosovës është në hall, gjen ndonjë fabul patriotike për të tërhequr vëmendjen e publikut, siç është këtë herë me akuzat e Hagës ndaj Hashim Thaçit”.Në fakt tezën e “bashkimit të Shqiptarëve” apo të “Shqipërisë së Madhe” e lëshoi as më pak e as më shumë, por vetë ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, kur vizitoi Beogradin para dy javësh, në një editorial të përbashkët me homologun e tij serb Ivica Daçiç.Ndërkaq, Sputnik, citon edhe kreun e dhomës së përbashkët të tregtisë së Shqipërisë dhe Kosovës, Agim Shahimin, i cili thotë se Hoti nuk kërkoi asgjë të re, pasi këtë e kanë bërë të gjithë kryeministrat e Kosovës.

Biznesmenët dhe importuesit që dërgojnë mallra nga deti në Kosovë, tani do të përdorin Shqipërinë, domethënë, pjesën e Kosovës të portit të Durrësit, e cila do të ulë taksat e tyre dhe doganieri nuk ka asnjë vend të tretë si ndërmjetës. Shqipëria, nga ana tjetër, nuk po humbet sepse në këtë mënyrë, shërbimet portin e Durrësit do të rriten”, thekson Shahimi për Sputnik.Media e Kremlinit thekson në fund të komentit të saj, se Porti i Durrësit është porti më i madh në Shqipëri dhe ngjan me një “liqen artificial”.

Ndodhet në pjesën veriore të Gjirit të Durrësit dhe mbulon një sipërfaqe prej rreth 80 hektarësh. Që nga viti 2014, ai është renditur si porti më i madh në këtë rajon. Porti i peshkimit ndodhet në skajin verior.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY