Doli nga burgu për t’i “shpëtuar” Covid-19 por infektohet papritur, si u...

Doli nga burgu për t’i “shpëtuar” Covid-19 por infektohet papritur, si u përhap virusi në Fier

104
0
Shares

Fieri regjistron 46 të infektuar ndërsa qytetarët duket se neglizhojnë masat.

Për sa i përket rasteve të reja të shfaqura ditët e fundit në qytetin e Fierit, sipas Abc News, pikërisht vatra e re e regjistruar në Patos ku një familje rezulton e prekur, mësohet se nusja e shtëpisë ka qenë e para që ka infektuar familjarët e saj pas një vizite tek babai i saj në QSUT.

Nga ana tjetër një tjetër rast i ri me virusin është një i burgosur i cili kishte dalë nga institucioni i vuajtjes së dënimit në Fier gjatë kohës së pandemisë për të bërë karantinën në banesën e tij, pritej që ai të rikthehej tani për të vuajtur dënimin por me sa duket kjo gjë nuk do të ndodhë pasi i burgosuri rezulton i infektuar nga koronavirusi.

Dyshohet se edhe i burgosuri ka patur kontakte të shumta dhe zinxhiri i infeksionit të jetë i madh.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY