Manastirliu zbulon detajet nga spitali: Ka të rinj me simptoma të rënda

Manastirliu zbulon detajet nga spitali: Ka të rinj me simptoma të rënda

110
0
Shares

Me rritjen rekord të shifrave të të infektuarve, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se “sot në spitalin infektiv mes qytetarëve të shtruar, ka të rinj që po trajtohen për simptoma të rënda të shkaktuara si pasojë e COVID19, sepse virusi nuk bën dallim moshe”.

Ministrja e vë theksin tek neglizhenca e qytetarëve ndaj masave të vendosura dhe distancimit social, duke kujtuar se çdo gjë ka mbaruar me daljen e vendit nga izolimi.

“Sot, ka shumë të rinj që me kontaktet e shpeshta me njëri-tjetrin, pa i respektuar rregullat, rrisin mundësinë e përhapjes së infeksionit dhe e përcjellin atë tek prindërit, gjyshërit, duke i vënë ata në rrezik serioz!

Vetëm me kontributin e të rinjve, për të marrë përgjegjësi individuale në këtë kohë të pazakontë, përhapja e coronavirusit të rrezikshëm mund të frenohet!”, shkruan ministrja.

Ndaj ajo apelon:

Vendose maskën🙏🏼
Ruaj distancën
Laj shpesh duart
#RuajVeten #RuajTëTjerët.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY