Në aksin Tiranë-Durrës-Tiranë dhe Sauk-Teg-Kashar policia ka ushtruar kontrolle me radar mbrëmjen e së premtes.
U konstatuan shpejtësi tej normave të lejuara, nga 137 deri ne 152 km/h në rrugë në orët kur fluksi i mjeteve vijon të jetë ende i lartë.
Patrullat e policisë po aplikojnë forma të ndryshme kontrolli duke përdorur të gjitha mjetet teknike për matjen e shpejtësisë dhe nivelin e alkoolit tek shoferët.
Për 4 orë kontroll me radar u pezulluan 12 Leje Drejtimi për shpejtësi nga 137 km/h deri ne 152 km/h.
Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin gjatë monitorimit me radar të rrugëve urbane dhe interurbane, nga ana e Policisë Rrugore janë pezulluar 103 Leje Drejtimi për shpejtësi që varionte deri në 170 km/h.
https://www.facebook.com/watch/?v=601579014095376&t=0
Ndërkohë deri tani gjatë kontrolleve duke përdorur alkooltestin, në të gjithë vendin janë arrestuar 7 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në gjendje të dehur.
https://www.facebook.com/policiarrugoreshqiptare/videos/601579014095376
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/