EMRAT/OFL në aksion, formular për një grua dhe një sapo të liruar...

EMRAT/OFL në aksion, formular për një grua dhe një sapo të liruar nga burgu

161
0
Shares

Operacioni Forca e Ligjit ka dërguar formularët për deklarimin e pasurisë katër personave mes tyre edhe një grua.

Ata janë: Endrit Dokle, Hekuran dhe Fatbardha Hoxha (motër e vëlla), dhe Tedi Hoxha.

Endrit Dokle i cili sapo ka lënë qelinë, duhet të deklarojë pasurinë brenda 48 orëve përpara OFL.

Ai është dënuar për veprat penale “Krijim i organizatës kriminale”, “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të organizatës kriminale.

Ndërkohë motër e vëlla, Hekuran dhe Fatbardha Hoxha janë dënuar për veprën penale të “trafikut të narkotikëve”, në kuadër të aktit normativ, ata duhet të justifikojnë pasurinë brenda 48 orëve.

Tedi Hoxha, i cili duhet te justifikoje pasurine brenda 48 orëve, është i akuzuar për  “Organizatë kriminale”, “Instalim i pajisjeve interceptuese”, “Ndalim i komunikimeve informatike ose telematike” dhe “Konspiracion penal me synim aksesin e paautorizuar në sistemin e informacionit”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY