“Turp për BE”, Rama tani kthehet në ‘avokat’ të Kosovës: Vuçiç të...

“Turp për BE”, Rama tani kthehet në ‘avokat’ të Kosovës: Vuçiç të shkojë në hënë po të dojë, por në fund do të ulet me ne

107
0
Shares

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët të mbajtur ditën e sotme me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti u shpreh se Bashkimi Evropian nuk po liberalizon vizat me Kosovën edhe pse sipas tij i ka përmbushur kushtet.

Rama suprizoi me sjelljen e tij diteve te fundit, kur kujtome se fillimisht ishte ai promotor i krijimit te Schengenit Ballkanik qe shkaktoi provokimeve per kosovaret, duke i lene jashte bisedimeve me vendet e tjera te Ballkanit Perendimor.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se arsyeja gjendet te politika e brendshme e vendeve të BE-së, kalkulimet elektorale.

“Ne nuk marrim vendime Kosovën, ne nuk flasim në emër të Kosovës, por për Kosovën. Është një turp për BE-në që sot mban peng një popull, i vetmi i marrë peng në kontinentin tonë, që ndalohet të lëvizë lirisht. Si shtet i ka plotësuar të gjitha detyrimet që duhet të plotësojë çdo shtet para se të marrë liberalizimin e vizave.

Rama gjithashtu foli i sigurt teksa u permend dhe emri i Vuçiçit. Ai tha se nëse ne jemi një, presidenti i Serbisë mund të shkojë në hënë po të dojë, por në fund do të ulet me ne.

‘Me autoritete legjitime të shtetit sovran të Kosovës që e njeh apo jo ai është sovran dhe i paprekshëm në sovranitetin e vet dhe me ne në Tiranë, që do i mbështesim deri në fund autoritetet”,- u shpreh ai.

Rama gjithashtu tha se marreveshja per nje dogane ne Durres po vijon te jete ende ne proces.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY