Studentja e Fakultetit Ekonomik që i dha fund jetës pasditen e së martës, duke pirë fostoksinë kishte lënë një letër lamtumire, raporton “Panorama”. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:15, në dhomën e konviktit nr.25 ku qëndroi gjatë verës në Qytetin Studenti, në Tiranë.
Viktima është 20vjeçarja Ana Doko, nga Fieri. Ende nuk dihet me saktësi motivi që e shtyu vajzën drejt vetëvrasjes, ndërsa familjarët kanë mohuar që ajo të kishte pasur më parë probleme me depresionin. Para se të konsumonte fostoksinën, 20 vjeçarja kishte shkruar një letër lamtumire, por pa sqaruar arsyen pse po vetëvritej. “Jam lodhur nga jeta! Mos e kërkoni fajin askund…”, shkruante studentja.
Në fund i drejtohej motrës së saj më të vogël, së cilës i thoshte: “Amanet mamin dhe babin…”. Pasi ka shkruar këtë letër, Ana u ka telefonuar prindërve të saj në Fier, duke u thënë se ndihej keq. I ati dhe e ëma janë nisur me urgjencë drejt Tiranës, pasi e kanë kuptuar nga zëri se e bija kishte një problem shëndetësor dhe janë gjendur pranë saj para se ajo të ndërronte jetë.
Madje i ati ka qenë ai që i ka bërë frymëmarrje artificiale, deri në momentin që autoambulanca e qendrës shëndetësore të Qytetit Studenti e ka dërguar në urgjencën e QSUTsë. Pak minuta pasi është futur në reanimacion dhe i është nënshtruar terapisë intensive, vajza ka ndërruar jetë.
Ndërsa motra e saj, nëpërmjet disa komenteve në rrjetin social “Facebook”, ka hedhur akuza për shërbimin mjekësor, duke thënë se, në rast se ambulanca nuk do të vonohej, ajo mund të shpëtonte. Për vdekjen e Anës ka reaguar edhe mësuesja e saj, Donika Begaj, e cila thotë se ajo e familja duhen lënë të qetë. “Ana shembullore në mësime dhe në sjellje u largua nga kjo jetë në moshën më të bukur, duke lënë në mes ëndrrën e saj, diplomimin. U prehsh në paqe Ana e bukur, nxënësja ime e dashur”, thotë ajo.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/