Zbulohet shkaku i vdekjes së nënë e bijë në Kombinat, mësohet gjendja...

Zbulohet shkaku i vdekjes së nënë e bijë në Kombinat, mësohet gjendja e vajzës të shtruar në spital

171
0
Shares

Zbardhet shkaku i vdekjes se Zhaneta e Anisa Josifit, nënë e bijë të cilat u gjetën të vdekura brenda banesës së tyre në Kombinat.

Duke ju referuar burimeve nga grupi hetimor bëhet e ditur se shkaku i vdekjes është agjërimi i gjatë.

Nëna me dy vajzat kanë qëndruar pa ngrënë dhe pa pirë deri sa ajo me njërën prej tyre, Anisën kanë ndërruar jetë. E vetmja e mbijetuar është vajza tjetër Blera, e cila ndodhet në spital.

Tashmë mësohet se 34-vjeçarja Blerta Josifi është dërguar ditën e djeshme në urgjencën e QSUT-së ku i janë kryer të gjitha kontrollet. Më pas ajo është transferuar tek urgjenca psikiatrike ndërsa aktualisht gjendja e saj mësohet të jetë më e qetë.

Familja Josifi prej 8 vitesh kishin blerë shtëpi në kryeqytet. Ndërkohë gjatë pandemisë ata janë ndihmuar nga Bashkia dhe banorët me ushqime. Një i afërm ka marrë në telefon për ta lajmëruar së xhaxhai i tyre ka ndërruar jetë, por nuk i është përgjigjur asnjë nga familja Josifi.Ky ka qenë momenti që ka alarmuar të afërmit të cilët kanë shkuar në banesë dhe kanë konstatuar trupat e pajetë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY