Ngjarja tragjike në Tiranë, fqinjët tregojnë detajet e rënda: Lajmëruam bashkinë për...

Ngjarja tragjike në Tiranë, fqinjët tregojnë detajet e rënda: Lajmëruam bashkinë për erën e rëndë

381
0
Shares

Detaje tronditëse që ngjajnë me skena të një filmi horror dalin në dritë nga ngjarja e rëndë, ku nënë e bijë u gjetën të pajeta në Kombinat, ndërsa vajza tjetër e familjes përfundoi në gjendje të rëndë në spital.

Policia gjeti në apartamentin e tyre në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në Kombinat, vajzën Anisa të vdekur prej kohësh, të dekompozuar dhe të lyer me vaj e uthull nga nëna e saj dhe motra; gjeti trupin e mamasë, Zhanetës, të vdekur dhe Blertën thuajse në grahmat e fundit.

Ndërkohë, detaji tronditës është dhe fakti se ka dyshime të forta se njëra nga vajzat, Anisa Josifi ka ndërruar jetë disa muaj më parë, dhe se nëna, e ndihmuar nga e bija, ia lyenin trupin me solucion, (vaj dhe uthull) për të vonuar procesin e dekopozimit, ndërsa e mbulonin atë me shumë kuverta, për të shmangur dhe erën e rëndë. Por duke kaluar shumë kohë, (mendohet rreth 5 muaj) fqinjët janë alarmuar nga era e rëndë që ndihej, por kurrsesi nuk menduan se në pallat kishte një njeri të pajetë, pasi dyshonin se ishte për shkak të tubacioneve, madje ata njoftuan edhe bashkinë për këtë fakt.
Nderkaq njera prej fqinjeve te tre grave, ka folur per mediat shkurt, duke treguar se kishte shume kohe pa i pare.
Ajo ka deklaruar se e ëma dilte e bënte pazar, ndërsa vajzat nuk i kishte parë prej kohësh, që nga fillimi i karantinës. Fqinja u shpreh se e zonja e shtëpisë nuk e kishte të shoqin, pasi ai kishte ndërruar jetë disa vite më parë.
/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY