“Shqipëria rekord në rajon për azilkërkues në BE”, PD: Largimi i shqiptarëve,...

“Shqipëria rekord në rajon për azilkërkues në BE”, PD: Largimi i shqiptarëve, alternativa e vetme e Ramës

189
0
Shares

Partia Demokratike ka vendosur qe mesazhin e sotem ndaj qeverise ta jape permes disa shifrave te cilat tregojne se shqiptaret vijojne te largohen nga vendi i tyre.

Drejtori i fushatës së PD, Alfred Rushaj ben me dije se Shqiperia ka rekordin per numrin e azilkerkuesve ne te gjithe rajonin.

Sipas tij dhe pas 30 viteve qe nga hapja e ambasadave, shqiptarët vazhdojnë të largohen, dhe sipas Rushajt, kjo ndodh per shkak te genjeshtrave dhe paaftesise se qeverise.

“Vetëm në vitin 2019 azilkërkuesit shqiptarë kanë qënë 20.500, një shifër dy herë me e lartë se shuma e azilkërkuesve nga të gjitha vendet e tjera të Rajonit!Asnjë formë propagande nuk e fsheh dot më dështimin fatal të Edi Ramës dhe qeverisjes së tij”,-shprehet ai.

MË POSHTË TË DHËNAT E PLOTA NË MATERIALIN VIDEO

30 vite më vonë, eksodi i shqiptarëve vijon.Premtimi për rilindje U kthye në një makth!

Sipas EUROSTAT, nga viti 2014 në vitin 2019, 173.785 shqiptarë kanë kërkuar azil në BE!
Vetëm në vitin 2019 azilkërkuesit shqiptarë kanë qenë 20.500, një shifër dy herë me e lartë se shuma e azilkërkuesve nga të gjitha vendet e tjera të Rajonit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY