Grate besonin ne nje sekt fetar, vajza kishte dite qe kishte vdekur

Grate besonin ne nje sekt fetar, vajza kishte dite qe kishte vdekur

136
0
Shares

Mësohet emrat e gruas dhe vajzes qe u gjeten të pajeta në banesë. Ato jane Zhaneta Josifi 56-vjeç, dhe Anisa Josifi, 30-vjeç, ndërsa Blerta Josifi,34-vjeç,  është dërguar në spital.

Ata ishin me origjinë nga Përmeti, ndërsa Zhaneta Josifi jetonte me dy vajzat e saj, pasi bashkëshorti i kishte ndërruar jetë.

30-vjeçarja Anisa Josifi është gjetur gjysmë e dekompozuar, ndërsa dyshohet se ka vdekur disa ditë më parë.

Trupi i saj u gjet në një krevat në banesë, i mbuluar me jorgan dhe batanije.

Mësohet se dhe të bijat, Anisa dhe Blerta Josifi, ishin besimtare të një sekti fetar, dëshmitare të jehovait, megjithese ende nuk eshte konfirmuar nje fakt i tille por tekste fetare jane gjetur ne shtepine e ture.

Dyshohet se ata e kanë ndërmarrë aktin e rëndë të vetëflijimit pasi besonin tek ringjallja dhe një jetë më e mirë, por kjo ende mbetet tek supozimi.

Në trupin e viktimave nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet që ata të jenë vetëvrarë nga konsumimi i helmit.

Zhaneta Josifi jetonte me dy vajzat e saj, pasi bashkëshorti i kishte ndërruar jetë.

Me një deklaratë për mediat, policia njoftoi se ka qenë vëllai i të ndjerës Zhaneta që kishte lajmëruar në Komisariat, pasi e motra nuk po i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa sipas policisë, paraprakisht dyshohet se nënë e bijë janë vetëflijuar. /DRONI.al

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY