E gjithë familja në Fier infektohet me koronavirus, negative vetëm mbesa

E gjithë familja në Fier infektohet me koronavirus, negative vetëm mbesa

161
0
Shares

Numri i rasteve të reja pozitive vijon të ketë një rritje pothuajse të përditshme, e tillë është situata edhe në qytetin e Fierit.

Rastet më të fundit të rezultuara pozitive në këtë qytet lidhen me pjestarët e një familjeje të vetme, ku nga familja me 4 persona vetëm mbesa rezulton negative.

Fillimisht rezultoi pozitive nusja e familjes e cila kishte shoqëruar të atin në QSUT para disa ditësh, vend ku mendohet se ra në kontakt me virusin. Ditën e sotme rezultuan pozitiv dhe dy anëtar të tjerë të familjes, gruaja 50-vjeçare dhe burri i saj.

Ndërkohë raportohet se gjatë ditës së sotme kanë ndërruar jetë 3 persona duke e çuar në 69 numrin total të të vdekurve që prej fillimit të pandemisë.

Ndërkohë që 82 raste të reja me Covid 19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në vendin tonë nga 368 testime që janë kryer gjithsej, nga 45 që u regjistruan një ditë më parë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY