Infektohen edhe anëtarët e Task Forcës Anti-Covid në Durrës

Infektohen edhe anëtarët e Task Forcës Anti-Covid në Durrës

127
0
Shares

Tre nga katër rastet e reja me Covid-19 të konfirmuara nga Ministria e Shëndetësisë sot në qytetin bregdetar janë punonjës të Inspektoriatit Shëndetësor në Durrës.

Bëhet fjalë për tre punonjës, pjesë e Task Forcës Anti-covid, të cilët ushtrojnë kontrolle mbi subjektet e biznese të ndryshme për të respektuar masat mbrojtëse.

Ata dyshohet se janë infektuar gjatë kontollleve që kanë ushtruar në pjesë të ndryshme të qytetit.

Ndërsa rasti i katërt në qytetin bregdetar te Durresit, i përket një inspektori të AKU-së.

ISHP ka konfirmuar 82 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orët e fundit nga 368 teste duke vijuar kështu numri i lartë i të prekurve gjatë javëve të fundit.Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 30 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Kavajë, Fushë-Arrëz, 5 në Vlorë, nga 4 raste në Krujë, Durrës, Lushnje, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Korçë, Berat, Dibër, Vau i Dejës, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Lezhë, Has, Pukë dhe Rrogozhinë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY