Procedohen dy persona në Durrës, IKMT gjobë të majmë njërit prej tyre

Procedohen dy persona në Durrës, IKMT gjobë të majmë njërit prej tyre

131
0
Shares

Policia dhe IKMT kane shtuar kontrolle në të gjithë qarkun e Durrësit dhe kane proceduar penalisht 2 shtetas, për veprat penale “Shpërdorimi i tokës” dhe “Shkatërrim i pronës”.

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak proceduan penalisht shtetasit:

D.K., 49 vjeç, banues në Shijak, pasi është konstatuar nga përfaqësuesit e Drejtorisë Bujqësisë dhe IKMT-së, në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, duke bërë gërmime dheu, pa dokumentacionin përkatës;

– L.K., 56 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke kryer gërmime me disa mjete të firmës së tij, pranë shtratit të lumit Erzen, në fshatin Çezmelie, Njësia Administrative Gjepalaj, Shijak.

Nga ana e IKMT-së u vendos masë administrative 2 milion lekë për shtetasin L.K. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY