Tre humbje jete në Spitalin Infektiv nga koronavirusi, detajet mbi viktimat

Tre humbje jete në Spitalin Infektiv nga koronavirusi, detajet mbi viktimat

163
0
Shares

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar edhe 82 raste të reja me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë njoftoi po ashtu se ditën e sotme kanë humbur jetë edhe 3 persona me Covid-19. Në total numri i viktimave rritet në 69.

Kujtojmë këtu se, si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën tre persona ditën e djeshme. Në javët e fundit kemi pasur rritje të shtrimeve në spitale dhe po ashtu rritje të numrit të viktimave.

Në 24 orët e fundit, fatkeqësisht, një 63 vjeçare nga Tirana, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 60 vjeçar nga Elbasani, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavaresisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve”, tha ministria.

Sipas ministrisë, harta e humbjeve të jetës është si më poshtë:

Qarku Tiranë 38,

Durrës 11,

Fier 5,

Vlorë 2,

Shkodër 10,

Kukës 1,

Elbasan 2

/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY