Ndodh në Elbasan, i riu thyen arrestin e shtëpisë dhe vjedh lokalin

Ndodh në Elbasan, i riu thyen arrestin e shtëpisë dhe vjedh lokalin

163
0
Shares

Një i ri në Elbasan është arrestuar për thyrjen e masës së sigurisë së arrestit në shtëpi. Jo vetëm kaq, por 19-vjeçari dyshohet edhe si autor i dy vjedhjeve.

“Është arrestuar O. Sh., 19 vjeç, banues në fshatin Mengël, Elbasan, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” njofton policia.

Arrestimi i tij erdhi pasi shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se 19-vjeçari nuk e zbatonte vendimin e Gjykatës dhe pasi kanë ushtruar kontroll për zbatimin e masës së sigurisë, nuk e kanë gjetur në banesë.

Pas kontrolleve të shumta Policia ka gjetur dhe arrestuar shtetasin O. Sh., i cili ishte në lëvizje.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit dyshohet se ky shtetas është autor i dy vjedhjeve, konkretisht:

– Më datë 27.06.2020 në fshatin Mengël, Elbasan, dyshohet se ka vjedhur me thyerje lokalin në pronësi të shtetasit K. M., ku ka marrë mallra të ndryshme me vlerë 20.000 lekë.

-Më datë 17.06.2020, në fshatin Mengël, Elbasan, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në magazinën në pronësi të shtetasit P. D.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY