Gjermania merr kryesimin e BE, Basha: Mos humbasim kohë për plotësimin e...

Gjermania merr kryesimin e BE, Basha: Mos humbasim kohë për plotësimin e kushteve

110
0
Shares
Lulzim Basha gjate lidhjes virtuale ne seli

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaron se marrja e kryesimit të Presidencës së BE nga Gjermania është një lajm i mirë për Shqipërinë.

Sipas Bashës, dielli duket që kur lind, ndaj gjermanët kanë vendosur që në fillim të axhendës së tyre në krye të BE, procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.

Në të tilla rrethana, kryedemokrati thekson se nuk duhet humbur më kohë për të përmbushur 15 kriteret, drejtimi për të dalë nga kriza ku është futur Shqiperia është pikërisht aty.

Basha: Reforma Zgjedhore dhe zbatimi i saj përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, Ndëshkimi i personave të përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve, bërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë dhe shqyrtimi i legjitimitetit të procesit të 30 qershorit 2019, Lufta kundër Korrupsionit, Krimit të Organizuar dhe Trafiqeve, Ligji i Medias që cënon lirinë e shprehjes, masat për uljen e numrit të azilkërkuesve, janë disa nga hapat që duhet të ndjekë vendi ynë për të mundësuar bashkimin me familjen europiane.

Basha thotë se vullneti politik për t’i zhbërë këto pengesa duhet të prevalojë mbi etjen dhe lakminë për gjithëpushtetshmëri.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY