Partia Demokratike ka reaguar zyrtarisht pas vendimit te ministrise se arsimit, per te mbajtur zgjedhjet e universitetit ne 30 Korrik.
Nga selia blu, ish-deputetja Albana Vokshi ka reaguar duke u shprehur se keto zgjedhjet e në universitete jane antikushtetuese.Sipas saj, qeveria i heq të drejtën e votës 75% të studentëve për të emëruar në krye të rektoratit të Tiranës ish gjyqtarin me pasuri të pajustifikuar Artan Hoxha.
“Zgjedhje pa votues në universitete, pa studentë, me shantazhe dhe presione duhet të anullohen! Procesi duhet shtyrë dhe të rihapet nga e para për të garantuar garë të lirë e të ndershme”,-shprehet ajo.
Sipas Vokshit, Ministrja e Arsimit nuk lë asnjë mundësi për shpalljen e platformave të dekanëve apo rektorëve, nuk lë asnjë mundësi për fushatë me studentët dhe pedagogët, pasi fakultetet janë të mbyllur dhe studentët janë të larguar për shkak të pandemisë.
“Vendimi antikushtetues i qeverisë së Edi Ramës për të bërë zgjedhjet në universitete më 30 Korrik i shërben vetëm emërimit pa garë në krye të rektoratit të një shërbëtori të pushtetit, si Artan Hoxha, dekanit famëkeq të Fakultetit Juridik.
Përveçse njihet si ish gjyqtari me pasuri të pajustifikuar 200 mijë dollarë, Artan Hoxha, mbahet mend si dekani që futi pabesisht policinë në mjediset e universitetit për të rrahur studentët në kulmin e grevës së tyre.
Atë që nuk bëri dot Emiljano Shullazi 4 vjet më parë, nuk mund ta bëjë sot me një vendim antikushtetues Besa Shahini dhe Edi Rama”,-shprehet ajo.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/