Gjermania merr presidencën 6-mujore të BE, dritë shprese për Shqipërinë

Gjermania merr presidencën 6-mujore të BE, dritë shprese për Shqipërinë

158
0
Shares

Edhe pse Bundestagu na ka vene disa kushte serioze te cilat u votuan nga Parlamenti Evropian, serish mbeshtetjen me te forte e kemi nga ky shtet, persa i perket drites jeshile qe presim per hapjen e negociatave.

Më 1 korrik Gjermania merr përsipër presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Evropian. BE-ja po përballet me recesionin më të thellë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tashmë ka përgatitur një plan të rimëkëmbjes ekonomike, për të ndihmuar BE-në të përballet me pasojat pandemisë së koronavirusit.

Kancelarja tha se “Gjermania dhe Franca, në muajt e ardhshëm, duan të luajnë një rol së bashku duke e bërë të qartë se Evropa është e ardhmja jonë”. Propozimi i përbashkët u zgjerua nga Komisioni Evropian, i cili parashtroi plane për një fond prej 750 miliardë eurosh. Paratë pritet të ndihmojnë vendet më të goditura nga pandemia, të tilla si Italia e ngarkuar me borxhe dhe Spanja.

Megjithatë disa vende anëtare e kanë kundërshtuar planin. Një test i parë i madh për presidencën gjermane do të jetë një samit i BE-së më 17 dhe 18 korrik, ku Merkel shpreson se liderët do të arrijnë një marrëveshje mbi fondin. “Fondi nuk mund të zgjidhë të gjitha problemet e Evropës, por pa të gjërat vetëm do të përkeqësohen”, tha Merkel.

Ndoshta, dhe per Shqiperine, mbase do te kete zhvillime te rendesishme, te cilat mund te permiresojne dukshem krizen qe ka kapluar vendin.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY