Çelet gara për segmentin rrugor Milot-Fier, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka dhënë detaje lidhur me këtë projekt.
Segmenti Milot-Fier, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian, do t’i shtohet hartës së infrastrukturës rrugore të Shqipërisë.
115 kilometrat e këtij segmenti njoftohet se do të përshkruhen për 75 minuta, në një rrugë që sa u shpreh ministrja e Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku do të jetë me standarde të larta dhe do të lehtësojë jo vetëm qarkullimin e brendshëm, por edhe bashkëpunimin rajonal dhe europian të transportit.
Në bazë të asaj që u tha gjatë prezantimit të këtij projekti nga qeveria, falë këtij segmenti, Miliot-Fier do të përshkruhet në 1 orë e 15 minuta. Ndërsa rruga Morinë-Vlorë mund të përshkruhet për tre orë.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1880898415381044
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/