KPK s’mund të vlerësojë ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë, avokati shpjegon ‘ngërçin’

KPK s’mund të vlerësojë ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë, avokati shpjegon ‘ngërçin’

131
0
Shares

Gjyqtarja e Apelit, Shpresa Beçaj ka dalë para vetingut, ndërsa KPK thotë se ajo nuk ka deklaruar as pasurinë, as aftësitë profesionale dhe as pastërtinë e figurës. Avokati i saj shprehet se nuk ka asnjë arsye pse ta bënte, pasi në atë kohë ishte avokate.

Sipas tij, në kohën kur hyri në fuqi ligji për rivlerësimin kalimtar Shpresa Beçaj nuk ushtronte detyrën e gjyqtares.

“E gjithë kjo situatë është shkaktuar për shkak të mosveprimeve të KLD. Nëse komisioni gjen mundësi ligjore për plotësimin e formularëve në një moment të dyte ne jemi të gatshëm, por sipas nesh, kjo mundësi ligjore nuk ekziston”, u shpreh avokati.

Mosparaqitja e deklaratave, tha KPK, shkakton humbjen e cilësisë së subjektit të rivlerësimit dhe sjell pamundësinë e këtij institucioni për të vijuar hetimet në kuadër të vetingut.

Gjatë seancës dëgjimore në KPK, gjyqtarja Beçaj është shprehur e revoltuar dhe e ka cilësuar relacionin e këtij institucioni të dobët.

Ajo akuzoi KLD dhe presidentin në atë kohë, se e lanë atë jashtë duke mos e bërë gjykatëse, pasi sipas saj ishte vërtetuar që ishte një gjyqtare e pavarur.

Konfirmimin në detyrë si gjyqtare në Gjykatën e Lartë e kam marrë shumë më vonë pasi janë plotësuar formularët në kuadër të vetingut. KLD me presidentin në krye shkelën lignin duke mos më bërë gjykatëse dhe ju si KPK bëni çfarë të doni, ky është një relacion i dobët i juaji. Nuk është faji im që KLD për 5 vite nuk më bëri gjyqtare. Kam qenë e jam në dispozicion për t’u kontrolluar jo sot por sa te kem jetën time. Kandidova edhe për organet e vetingut“, tha Beçaj.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY