Zgjedhjet/Reagon Fuga: Universitetet bëhen aq të paligjshme sa dhe votimet e 30-qershorit

Zgjedhjet/Reagon Fuga: Universitetet bëhen aq të paligjshme sa dhe votimet e 30-qershorit

104
0
Shares

Akademiku Artan Fuga denon vendimin e ministres se Arsimit per te mbajtur zgjedhjet ne universitete pa pranine e studenteve.

Ne nje reagim se fundmi ne rrjetet sociale, Fuga shkruan se kjo eshte sjellje staliniste dhe se pas shkatërrimit të maturës shtetrore, ministria e arsimit godet brinjë më brinjë botën universitare.

Fuga e krahason dhe me zgjedhjet e pushtetit vendor dhe thote se universitetet kështu bëhen po aq të paligjshme sa edhe votimet e 30 qershorit për pushtetin lokal.

POSTIMI I PLOTE

Qytetarja Besa Shahini, dje, me vendimin sipas tipit të dhjetë goditjeje staliniane, në befasi, pa asnjë konsultim me trupat universitare dhe të zgjedhurit e tyre, ndofta, sikurse shprehet vetë, në një fshehtësi komplotiste me ata që duan të mbajnë postet pa zgjedhje demokratike, shpalli që brenda një dite hap fushatën zgjedhore për universitete.

Në 30 qershor hap fushatën në 1 korrik dhe urdhëron në mënyrë staliniste që në 30 korrik shkoni në votime! – një gjë e paprecedent dhe jashtë cdo logjike, duke i kapur në befasi mjediset universitare. Duke i fyer dhe marrë nëpër këmbë ato! Pra nuk lë mundësi kandidimi, nuk jep mundësi fushatash sepse është periudhë kur studentët dhe pedagogët janë të shpërndarë në provime, dhe studentët janë nëpër shtëpi. Universitetet kështu bëhen poaq të paligjshme sa edhe votimet e 30 qershorit për pushtetin lokal.

Gjithçka bëhet që t’u tregohet universitarëve që janë në hyqmin e politikës, të kontrollohen politikisht universitetet që t’u mbyllet goja intelektualëve dhe studentëve, tëbëhet presion mbi ta dhe të nxirren edhe vota për zgjedhjet e ardhëshme politike!Kush nuk e kupton këtë politikisht dhe intelektualisht do të bëhet viktimë e këtij moskuptimi!

Rruga e rrezistencës nuk është kandidimi rrufe për hesap të vet nga secili, sikurse e imponon tani goditja staliniane, por refuzimi i organizuar, i mirëmenduar, i ndërgjegjsuar, i këtyre zgjedhjeve që janë fyese dhe poshtërojnë të gjithë profesoratin dhe studentët e të gjithë universiteteve të Shqipërisë!

Cdo rrugë tjetër një ditë do të dali se çfarë gabimi monumental ka qenë!Ne duam zgjedhje të ligjshme, të qeta, demokratike, sikurse na ka hije, pa stërkëmbësha, pa skuthlliqe, me transparencë, barazi shansesh, me fushata dhënie llogarie dhe programe strategjike, jo votime staliniste!Poshtërojnë dhe mbajnë nën zgjedhë shkencën dhe arsimin në Shqipëri. Pas shkatërrimit të maturës shtetrore, ministria e arsimit godet brinjë më brinjë botën universitare.

Njeri akt më absurd se tjetri. Njësoj sikur Turi i maturës të marrë vendim për hapjen e rrufeshme staliniane të fushatës zgjedhore në kushtet e pandemisë dhe të pamundësisë për proces zgjedhor të rregullt që ende nuk ka filluar të japë mundësi as rregjistrimi kandidatësh alternativë në shumë universitete dhe të mos ketë as infrastrukturën zgjedhore.

Këto zgjedhje në universitete janë për drejtimin e agjencive universitare publike. Por, me një ligj që është poaq absurd sa edhe testi i maturës, drejtimi universitar është kudo në kaos, pa novitete, imponon dhunën e ministrisë ndaj autonomisë universitare, poshtëron pedagogët duke shkatërruar lirinë e tyre për mësimdhënie dhe punë shkencore, nuk jep të drejta për pedagogët dhe studentët, bllokon dinamikën e drejtimit, shkëput krejtësisht senatet nga të zgjedhurit e tyre, vendos bordet nën hyqmin i ministrisë, ndalon cdo adaptim të shkollës ndaj kërkesave të vendit për kuadro, nxit papunësinë dhe çvlerësimin e diplomave, shkatërron certifikimin e cilësisë të diplomave, shkatërroi shkollat doktorale, etj.

Gjithçka përfundoi me një gënjeshtër të madhe staliniane. Kampus universitar në Tiranë një fiasko e madhe korrupsioni që vetëm Spaku mund ta zgjidhi, kopshti botanik i masakruar, Muzeu botanik i hedhur greminë në tokë, terrenet sportive të universiteteve të Tiranës të kthyera në parkinge nga pushtete jouniversitare, bibliotekë universitare zero gjithandej, subvencionim i teksteve i braktisur, gjoja biblioteka elektronike – një absurd i papërdorshëm, po aq absurd sa edhe testi i maturës shtetrore, përkthimi i librave me të cilën u shuajt greva studentore përfundoi në një gënjeshtër monumentale, studentë që kryejnë studimet rregullisht dhe në fund del se agjenci të ministrisë i kanë rregjistruar jashtë ligjit, investime nga universitete publike europiane në Shqipëri zero, bashkëpunimi në projekte në ditë të hallit, Palestra e universitetit kthyer në zyrë, botime revistash universitare me faktorë impakti të subvencionuar edhe nga shteti zero, asnjë studim për integrimin e të diplomuarve në tregun e punës, asnjë ristrukturim fakultetesh sepse ligja e pengon, kontroll absolut i Turit të maturës mbi programet mësimore dhe mbi cdo lëndë që zhvillohet, kuotat e pranimit të studentëve në universitete krejt mekanike dhe të burokratizuara, asnjë matje e nivelit të diplomave me ato europiane, niveli i gjuhës të huaj e masës të studentëve për të qarë hallin – këto janë vetëm disa nga plagët e arsimit universitar si pasojë e ligjit masakër të arsimit të lartë që përkthehet në modelet e drejtimit universitar.

Shkallëzimi i meritave dhe titujve është kthyer në zero duke shkatërruar profesoratin njësoj sikurse deputetin, nëpunësin, ekspertin, qytetarin, dhe kthyer këta në një masë amorfe, të banalizuar nga politika. Kërkimi shkencor, botimet po ky ligj i ka cuar nën nivelet nën zero, sikurse ka shkatërruar dhe një vlerësim modern të punës shkencore dhe të strukturimit të departamenteve dhe fakulteteve duke i kthyer në kuti konservash hermetike.

Pa u hedhur në tokë dhe shkelur me këmbë ky ligj për arsimin e lartë, cdo proces zgjedhjesh, aq më shumë i tipit të dhjetë goditjeve staliniane, nuk është veçse një farsë dhe mashtrim, një sistem riprodhimi i mediokritetit, banalitetit, shkatërrimit të jetës të studentëve, për të cilët të gjithë jemi përgjegjës, e nëse nuk ndjejmë përgjegjësinë, jemi edhe fajtorë!

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY