ARSYEJA/As Greqia nuk hap kufijtë me Shqipërinë, plani u rrëzua nga një...

ARSYEJA/As Greqia nuk hap kufijtë me Shqipërinë, plani u rrëzua nga një zv.ministër

1099
0
Shares

Greqia nuk ka hapur kufitjë sot me Shqipërinë. U përfol se kufijtë tokësorë me Shqipërinë do të hapen nga Greqia, përkundër vendimit të BE, por kjo nuk ndodhi.

Ishte zv.ministri grek i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias, i cili dha urdhrin që të mos hapeshin kufijtë me Shqipërinë për shkak të rasteve të shtuara me COVID-19.

Fillimisht pati një plan për hapjen e kufijve tokësorë, saktësisht me Kakavijen, Mertzianin dhe Mavromatioun, në portin e Janinë dhe të Igumenicës, duke vendosur për udhëtarët nga Shqipëria kabinete speciale kontrolli.

Ky propozim u hodh poshtë dhe tashmë kufiri greko- shqiptar, mbetet i mbyllur nga Shqipëria për në Greqi, ndërkohë në kahun e kundërt, lejohen udhëtarët nga Greqia për në Shqipëri.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY