‘Disiplinohet’ KED, pergadit 2 kandidatura per Gjykaten Kushtetuese, procesverbalin e mbledhjes ia...

‘Disiplinohet’ KED, pergadit 2 kandidatura per Gjykaten Kushtetuese, procesverbalin e mbledhjes ia nis Avokatit te Popullit

145
0
Shares

Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi vendosi sot te ngrinte sot nje grup pune per te pasqyruar ne aktet rregullatore rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias në Opinionin nr.978/2020, datë 19 qershor 2020 “Për Emërimin e Gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese”.

Grupi i punes përbëhet nga anëtarja e KED Saida Dollani dhe anëtarja zëvendësuese Marsida Xhaferllari.

“Në lidhje me vijimësinë e përgatitjes së çështjeve të shortuara u bë me dije nga anëtarët relatorë se dy nga vakancat e përkohëshme ne Gjykaten Kushtetuese, që i takojnë institucionit të Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë, janë përgatitur plotësisht dhe në një kohë sa më të afërt do t’u përcillen kandidaturave përkatëse. Lidhur me vakancën e tretë që i takon Presidentit të Republikës, nuk është përfunduar ende i gjithë procesi standard i verifikimit”, thuhet ne nje njoftim te KED.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY