Vdekja e mjekut në QSUT, reagimet e para: Virusi nuk iku as...

Vdekja e mjekut në QSUT, reagimet e para: Virusi nuk iku as nga quarantina e dhunshme, ende agresiv

351
0
Shares

Shqiperia shenoi viktimen e pare nga personeli mjekesor per shkak te koronavirusit. Mjeku Arjan Pushi humbi jeten sot dhe sipas ministrise ai nuk kishte asnje semundje bashkeshoqeruese.

Nderkaq, lajmi i hidhur ka sjelle nje ser reagimesh. Njeri prej tyre eshte dhe ish-ministri Ylli Manjani, i cili pas kesaj humbje, ngre alarmin per koronavirusin.

Jeta e cilitdo vlen pa dyshim, por një mjek në kulmin e moshës humb jetën është e trishtë. Një mjek profesionist i QSUT, pa sëmundje të tjera bashkshoqëruese humb jetën.

Lajm i hidhur shumë!Njëkohësisht, ky lajm është një alarm i fortë që virusi jo vetëm nuk iku nga quarantina e gjatë dhe e dhunshme, por është prezent midis nesh po aq agresiv.Askush di asgjë për këtë situatë”,-shkruan Manjani.

Po ashtu dhe presidenti Ilir Meta, pas kesaj humbje, ka kerkuar qe qeveria te vije me strategji konkrete per te minimizuar humbjet e jetes.

Ndaj apeloj nevojën për të forcuar përqendrimin e të gjithë institucicioneve për respektimin me rigorozitet nga të gjithë të protokolleve shëndetësore, si dhe përsëris thirrjen drejtuar Qeverisë për të garantuar me përgjegjësi dhe transparencë të gjitha masat mbrojtëse për mjekët, infermierët dhe personelin e tyre mbështetës, të cilët rrezikojnë shëndetin e tyre për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve ne”,-shkruan Meta.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY