Atentati ndaj kushëririt të deputetit, policia ndalon autorin e dyshuar në Shkodër

Atentati ndaj kushëririt të deputetit, policia ndalon autorin e dyshuar në Shkodër

92
0
Shares

Policia ka ndaluar autorin e dyshuar te ngjarjes së ndodhur dje në fshatin Vukatanë, Shkodër ku iu bë atentat kushëririt të deputetit socialist Luan Harusha.

Mësohet se autori i dyshuar i vënë sot në pranga ishte edhe me arrest shtëpie, masë të cilën e ka thyer kur ka dalë për t’i zënë pritë Fatjon Harushës.

“Nga strukturat e DVP Shkodër, në vijim të hetimeve intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, u bë identifikimi dhe ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasit Gj. P. 33 vjeç, banues në Lagjen “Mark Lula” Shkodër, i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”,-sqaron policia.

Ky shtetas u ndalua pasi dyshohet se në orën 12:30, datë 29.06.2020, në fshatin Vukatanë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit në pronësi të DPSHTRR, që drejtohej nga shtetasi F. H., 30 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër.

Vijojnë hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY