Merret vendimi për vitin shkollor 2020 – 2021, zbardhet urdhri

Merret vendimi për vitin shkollor 2020 – 2021, zbardhet urdhri

465
0
Shares

Pas mbylljes së këtij viti shkollor online për sistemin parauniversitar, veç maturantëve, Ministria e Arsimit ka nxjerrë urdhrin për nisjen e vitit shkollor 2020-2021.

Sipas vendimit nga ministria, shkollat do të hapin dyert më 14 shtator, ndërsa ende nuk është përcaktuar mënyra se si do të përshtatet rregullorja e institucioneve arsimore të ndikuar nga situata e Covid-19.

Cikli 9-vjeçar, mësimet do t’i përfundojë më 8 qershor të 2021-it dhe nxënësit e klasave të nënta do t’u nënshtrohen provimeve të lirimit nga 9 qershori deri në 30 qershor.

Në vendimin e ministrisë përcaktohet se gjimnazet fillojnë mësimet njësoj si cikli i arsimit bazë por i mbyllin më vonë,  në 15 qershor.

Ndërsa matura do t’i zhvillojë provimet në periudhën nga 2 qershori deri në 30 qershor të 2021-it.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY