Kapen 40 milion euro lëndë narkotike, mbi dhjetra të arrestuar në Itali...

Kapen 40 milion euro lëndë narkotike, mbi dhjetra të arrestuar në Itali e Shqipëri

177
0
Shares

37 persona janë arrestuar në Itali dhe Shqipëri gjatë një operacioni të Departamentit të Antimafias Italiane dhe i autoriteteve shqiptare, të cilat ishin koordinuar me një skuadër të përbashkët investigative.

Të arrestuarit akuzohen për trafik ndërkombëtar droge, ndërsa autoritet kanë sekuestruar 3.5 ton drogë e tipit marijuanë, hashash e kokainë, vlera e së cilës është 40 milionë euro.

Operacioni i drejtuar nga Antimafia e Barit në bashkëpunim me repartet e Antimafias, të Policisë së Shtetit e të Guardia di Finanzës së qyteteve Foggia, Lecce, Bologna, Roma, Napoli e Catanzaro.

Gjithashtu operacioni është kryer në bashkëpunim me Autoritetet Shqiptare, me CriminalPol, me zyrën ndërlidhëse të Interforze në Tiranë e me koordinimin e Eurojust.

Në orën 12 të paradites së sotme do të mbahet një konferencë e përbashkët shtypi.

Në konferencë do të marrë pjesë Kreu i Antimafias e i Antiterrorizmit Italian Federico Calfiero De Raho, Prokurori Special i Antikorrupsionit e Krimit të Organizuar shqiptar Arben Kraja, Nënkryetari i Eurojust Filippo Spezia, prokurori i Barit Giuseppe Volpe, kreu i Antimafias së Barit Francesco Giannella, si edhe Drejtori i Antimafias Italiane Gjeneral Giuseppe Governale.

vijonn..

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY