Haradinaj tregon se pse refuzoi sot te takonte Ramen ne Prishtine

Haradinaj tregon se pse refuzoi sot te takonte Ramen ne Prishtine

289
0
Shares

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj refuzoi takimin me kryeminsitrin Edi Rama, i cili ndodhet në një vizitë në Prishtinë.

I pyetur ne lidhje me kete qendrim ne emisionin “Debat Plus”, Haradinaj tregoi se nuk “do të kishte logjikë” të takohej me të, në një kohë kur Rama e ka paditur në gjykatë.

“Është e pamundur me u taku i padituri me paditësin. Kjo s’ka kurrfarë logjike. Nuk ndihem mirë që si i paditur të takohem me askënd e as me zotin Edi Rama. Nuk kam mundësi që në këtë rast të bëjë lëshime”, tha ai.

Rama ngriti padi ndaj Haradinajt në janar të këtij viti për “shpifje”, në lidhje me deklarimet e tij mbi temën për shkëmbim të territoreve./DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY