Pse është krijuar ngërçi i diplomave/Reagon Koni: Sapo dekani Kule të më...

Pse është krijuar ngërçi i diplomave/Reagon Koni: Sapo dekani Kule të më dërgojë emrat do t’i firmos ‘kartonat’

80
0
Shares

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, ka deklaruar se është gati ta zgjidhë menjëhërë ngërçin e krijuar me diplomat e studentëve të Fakultetit Ekonomik duke i firmosuar ato sapo Dekani Dhori Kule i Fakultetit Ekonomik, t’i dërgojë listën përfundimitare të studentëve të regjistruar.

Teksa e ka quajtur qëndrimin e ministres Shahini aspak profesional, të njëanshëm dhe krejtësisht në shkelje të ligjit të arsimit të lartë 80/2015 dhe të udhëzimit përkatës të nxjerrë nga ministri përgjegjës për arsimin, në lidhje me këtë çështje”, Koni thekson se do t’i firmosë diplomat sapo dekani i këtij Fakulteti, Dhori Kule të dërgojë listën përfundimtare të studentëve, duke lënë të kuptohet se ngërçi është krijuar për këtë shkak.

“Për sa kohë që nga ana e drejtuesit të njësisë kryesore të Fakultetit të Ekonomisë të UT, z.Kule, nuk janë përcjellë listat përfundimtare të studentëve të regjistruar, me të dhënat e tyre për matrikullim (detyrim ligjor ky, siç kanë vepruar të gjithë dekanët e tjerë të fakulteteve të Universitetit të Tiranës, në gjithë këto vite), për vitin akademik 2017-2018, 2018-2019, e bën të pamundur lëshimin e këtyre diplomave nga Universiteti i Tiranës.

Në këto kushte, këto kartona (jo diploma), nuk mund të nënshkruhen nga Rektori i Universitetit të Tiranës.

Në momentin kur në Rektoratin e UT, do të përcillet nga dekani i Fakultetit të Ekonomisë i UT, lista përfundimtare e studentëve të regjistruar, me të dhënat e tyre për matrikullim (për vitin akademik 2017-2018), Rektori do të veprojë në mënyrë të menjëhershme, me nënshkrimin e tyre.

Kjo është e vetmja mënyrë institucionale, e rregullt dhe ligjore, në zbatim të ligjit të arsimit të lartë 80/2015 dhe Udhëzimit përkatës, të nxjerrë nga vetë Ministri përgjegjës për arsimin, të cilën ja kam bërë me dije dhe ja kam kërkuar prej disa muajsh edhe Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë”,-thuhet ne njoftimin zyrtar.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY