“Nuk mund të kursehen tamponët”, Ish-deputeti bën thirrje: Duhet këputur zinxhiri i...

“Nuk mund të kursehen tamponët”, Ish-deputeti bën thirrje: Duhet këputur zinxhiri i infeksionit COVID në QSUT

117
0
Shares

Diten e sotme, u be me dije se nje prej personave te infektuar dhe ne intubim ishte dhe nje mjek hematolog ne QSUT, i cili po qendron prej disa ditesh ne infektiv.

Ky fakt ka alarmuar dhe ish-deputetin Bardh Spahia, i cili sot ka kerkuar te zhbehet zinxhiri i infektimeve ne QSUT dhe te rriten numri i testimeve dhe masave mbrojtese.

Ne nje reagim ne rrjetet sociale, Spahia ben thirrje qe te mos injorohen pacientet apo personat e prekur, pasi ata mund te ndalojne perhapjen e infeksionit, nese testohen ne kohe rekord.

“Nuk mund të kursehen tamponët për ata që kanë nevojë!!! Është kriminale se si akoma sot, 4 muaj mbas fillimit te emergjences është zero investimi për rritjen e kapaciteteve testuese, asnjë investim për një laborator të ri, asnjë investim për sigurimin e numrit të mjaftueshëm të testeve, asnjë investim për garantimin e mjeteve mbrojtëse për mjekët apo sigurimin e maskave të mjaftueshme për qytetarët shqiptarë.

Me 7 shërbime të infektuara, QSUT është kthyer në një vatër të nxehtë përhapje të virusit dhe përgjegjës nuk janë qytetarët, por vetë ministria e shëndetësisë që po menaxhon këtë situatë! Reagoni zonja ministre, merrni masat që të këpusni zinxhirin e infeksionit në QSUT, sepse është i pafalshëm infektimi i personelit mjekësor, por edhe i pacientëve në një strukturë shëndetësore publike”,-shkruan Spahia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY