“Ua plotësuam kërkesat”, Veliaj presion linjave urbane: Rifilloni shërbimin ose ju heqim...

“Ua plotësuam kërkesat”, Veliaj presion linjave urbane: Rifilloni shërbimin ose ju heqim licencën

127
0
Shares

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj paralajmeron linjat e transportit urban në kryeqytet që të rifillojnë shërbimin ose rrezikojnë të humbasin licencën. Kryetari i Bashkisë është shprehur se nëse nuk rifillon shërbimi, linjave aktuale do u hiqet licenca dhe do i jepet dikujt tjetër.

“Bashkia e Tiranës i ka plotësuar të gjitha kërkesat e kompanive të autobusëve. Mund të vazhdojnë debatet me ministrinë. Unë do të jem avokati i tyre, por në momentin kur ata thonë: ‘O të gjitha, o rashë e vdiqa’, ju garantoj se disa kompani do humbasin licencën e transportit në Bashkinë e Tiranës”, u shpreh ai.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se nuk do të ketë asnjë tolerim për askënd që tenton të bllokojë qytetin dhe prova për këtë është Unaza dhe Teatri, ku puna po vijon.

 “Kush i vë në dyshim këto që po them, le të kthehet te Astiri ose te Teatri dhe të shohin a e mbajmë apo jo. Ne jemi qytetarë sepse zgjedhim të flasim si qytetarë dhe të sillemi si qytetarë. Por, kur dikush bllokon rrugën dy vjet, kur dikush bllokon teatrin dhe e zapton tre vjet, kur dikush thotë: ‘Nuk dua ta nxjerr autobusin’, ndërkohë që kërkesat i plotësohen 100%, kjo është të mbash qytetin peng. Këtë qytet nuk e ka mbajtur sot peng askush në këto 5 vite dhe kjo është arsyeja pse ky është paralajmërimi i fundit. Nëse operatorët nuk dalin, fare mirë humbasin licencën, e cila do të hidhet në treg dhe vjen e merr një operator tjetër”, deklaroi Veliaj.

Deklaratat e tij, kryebashkiaku i bëri ndërsa inspektonte punimet ne rrugën “Hamdi Cullaj” në Kombinat.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY