EMRI/Breshëri me armë ndaj makinës në Shkodër, atentat nipit të deputetit të...

EMRI/Breshëri me armë ndaj makinës në Shkodër, atentat nipit të deputetit të PS

387
0
Shares

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me atentatin me armë të ndodhur mesditën e sotme në Shkodër.

Mësohet se shënjestra e plumbave të qëlluar në fshatin Vukatanë ka qenë Fatjon Harusha, 30 vjeç. Sipas informacioneve nga mediat, Harusha është nipi i deputetit të PS-së në Shkodër, Luan Harusha.

Sipas të dhënave, ai është djali i xhaxhait të funksionarit të lartë socialist në Shkodër. Fatmirësisht plumbat nuk e kanë prekur atë, duke shpëtuar pa asnjë plagë.

Policia Shkodër/ Informacion paraprak

Më datë 29.06.2020, rreth orës 12:30, në rrugën e fshatit Vukatanë, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip ‘Hyundai’, me drejtues shtetasin F. H. 30 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Si rezultat e veprimeve të shpejta janë shoqëruar disa persona dhe dyshohet se mes tyre mund të jenë edhe autorët e ngjarjes.

Vijon krehja e zonës dhe grupi hetimor po vijon punën për fiksimin e çdo prove që mund të shërbejë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY