Infektohet me COVID-19 edhe nënkryetarja e bashkisë Shkodër

Infektohet me COVID-19 edhe nënkryetarja e bashkisë Shkodër

118
0
Shares

Teksa Shkodra numëron 11 raste të reja me koronavirus përgjatë 24 orëve të fundit, mësohet se ka rezultuar pozitive edhe nënkryetarja e Bashkisë Shkodër, Emilia Koliqi.

Sipas Top Channel,Koliqi është në gjendje të mirë shëndetësore.

Mësohet se nënkryetarja e ka bërë testin një ditë më parë dhe pas përgjigjes së marrë ajo ndodhet aktualisht e karantinuar në banesë. Por nënkryetarja nuk është e vetmja. Një tjetër rast nga bashkia e qytetit gjendet mes 11 të infektuarve, saktësisht një punonjëse në sektorin e shërbimeve publike.

DSHP po teston edhe pjesëtaret e tjerë të administratës dhe bashkëpunëtorët e Koliqit, ndërkohë që po kryhet dezinfektimi i bashkisë. Ende nuk është marrë asnjë vendim nëse do të mbyllet apo jo bashkia, pasi priten edhe përgjigjet e tamponëve të tjerë.

Nderkaq, nga administrata, rasti i Shkodres nuk eshte i vetmi. Raportohet se personi i infektuar dyshohet të jetë pjesë e administratës së Bashkisë Mat.

Nisur nga kjo është bërë dezinfektimi i të gjitha ambjenteve të kësaj Bashkie, ndërsa rasti është izoluar në banesë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY