OFl i dërgon formularin tre të dënuarve, llogari dhe për autorin e...

OFl i dërgon formularin tre të dënuarve, llogari dhe për autorin e vrasjes së Santiago Malkos

101
0
Shares

Operacioni Forca e Ligjit u ka nisur sot kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 3 shtetasve, dy prej të cilëve të dënuar për vepra të rënda penale.

Ndërkohë personi i tretë është Oltian Loga, pjesë e klanit “Duka” i shpallur në kërkim për vrasjen e ish-policit Santiago Malko.

OFL u kërkon të justifikojnë pasurinë shtetasve:

-Eftim Ziko, banues në Pogradec, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”;

-Nikolla Panariti, banues në Korçë, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”;

-Oltian Loga, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Armëmbajtja pa leje”, “Vjedhja” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY